Zhernovski: Marrëveshja me LSDM-në ka përfunduar, duhet të vendosim për më tutje

Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski ka takuar sot ambasadorin amerikan Poll Volers. Ky i fundit është interesuar për strategjinë e opozitës dhe të koalicionit pas vendimit që kandidatët për deputetë t’i kthejnë mandatet.  

“Kemi folur për gjendjen politike aktuale dhe lidhur me atë se çfarë nënkuptojnë këto hapa të opozitës, cila është strategjia e saj pasi të kthehen mandatet, dhe çfarë nënkupton ajo për demokracinë në Maqedoni. 

Volers tha se është mirë që çdoherë të kemi opozitë e cila do të kontrollojë punët e Qeverisë, pa dallim cila është në qeveri, cila në opozitë”, ka thënë Zhernovski. 

Ai ka thënë se marrëveshja me LSDM-në ka përfunduar dhe se kanë pasur ujdi për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare. “Pas Kongresit të LSDM-së pasojnë bisedime me ta, çfarë ata mendojnë, ndërsa ne do të vendosim se si më tej”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button