Njohja personale e Lulzim Bashës me Ivanka Trump, ja çfarë thotë kryetari i Partisë Demokratike

Lulzim Basha ditët e fundit ka qenë në Washington ku ka takuar dhe ka realizuar një foto me Presidentin Donald Trump e cila u komentua gjatë në media, madje dhe si e paguar duke qenë që bileta për në atë takim kushtonte mijëra dollarë.

 

Basha në studion e Arian Çanit, Zonë e Lirë, ka thënë që marrëdhëniet e tij me Amerikën dhe Shtëpinë e Bardhë janë shumë të ngushta dhe të shkëlqyera dhe ato do arrinin maja të reja në të ardhmen, duke mohuar mundësinë e blerjes së kësaj fotoje.

Çani e ka pyetur nëse, siç thuhet, Basha ka njohje personale edhe me vajzën e Donald Trump, Ivanka-n, e cila është pjesë e stafit të këshilltarëve të babait të saj.

Basha nisi të buzëqeshte pas pyetjes. “Unë kam marrëdhënie shumë të ngushtë me bashkëpunëtorët më të afërt të Donald Trump”, tha ai. Megjithëse Çani këmbënguli me të njëjtën pyetje, Basha vazhdoi të jepte të njëjtën përgjigje me po atë buzëqeshje në fytyrë, duke zgjedhur që publiku ta merrte vetë me mend përgjigjen.

Basha tha edhe që, gjatë vizitës në Amerikë, kishte takuar edhe kapitenët e kapitalit amerikan dhe të Silicon Valley-t, që i kishin premtuar investime në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button