Strugë, ari vjedhur në argjendarinë Cirkon në duart e policisë

SPB e Ohrit ka informuar se si shkak i ekzistimit te dyshimeve për vepër penale “grabitje” në stacionin policor në Strugë, është ngritur akuzë penale ndaj një qytetari nga rrethi i Strugës, të cilit i është caktuar masa e  arrestit në kohëzgjatje pre 30 ditësh dhe katër personave të tjerëve, të cilët për momentin janë të panjohur.

Sipas raportimit të datës 30.04.2014 për vjedhjen e argjendarisë “Cirkon” Strugë, nga pronari i saj thuhet se është vjedhur sasi ari me vlerë prej 420.000 euro.

“Pronari i argjendarisë gjithashtu ka deklaruar se gjatë kryerjes së aktit, grabitësit kanë përdorur forcë, thyerje, madje edhe armë zjarri kundër personave B.S (40) E.XH (30) dhe R.K (42) të gjithë  nga Struga të punësuar në argjendari”, thuhet në raportin e policisë së Ohrit, transmeton Drini.mk.

Disa ditë para se të ndodhë krimi i dyshuari për kryerjen e tij ka blerë veturë  të tipit Audi, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Kjo është vetura me të cilën ata janë larguar pasi kanë grabitur përmes rrugës “27 Marsi” në Strugë, e cila është gjetur rreth orës 02.00 në vendin “Ruenski Livadi” në afërsi të vendit Mali Vlaj në afërsi me kufirin shqiptaro-maqedonas. Në afërsi prej 3 km në drejtim të fshatit Vishnje në rrugën e këtij fshati janë gjetur disa pako me sasi ari./drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button