Libertas: Thaçi thirret në Tiranë për t’ia tërhequr vërejtjen

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi të premten qëndroi në Tiranë në ceremoninë e organizuar nga presidenti shqiptarë Bujar Nishani, me rastin e dekorimit post mortum të heroit Hasan Prishtina. Siç shkruan portali në gjuhën maqedonase ‘Libertas’ Thaçi është ftuar nga Tirana zyrtare për diçka shumë më të rëndësishme. 

Si duket politikanët shqiptarë kanë ftuar Thaçin për ti tërhequr vërejtjen që të mos ul pazarin e BDI-së në negociatat  me VMRO-në sepse sipas këtij portali me këtë i bëhet shërbim VMRO-DPMNE-së në dëm të shqiptarëve’, shkruan Libertas.

Në ceremoninë solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button