Aeroplani malajzian 2 muaj pa u gjetur, arrestohen persona të Al Qaedës

Një grup prej 11 personave të dyshuar për terrorizëm të lidhur me Al Qaedan janë arrestuar dje pasi janë marrë në pyetje rreth asaj nëse qëndrojnë prapa zhdukjes së aeroplanit MH370 të “Malaysia Airlines”.

Të dyshuarit u arrestuan në kryeqytetin Kuala Lumpur si dhe në shtetin Kedah, janë pjesëtarë të një grupi të ri të dhunshëm terrorist që thuhej se ishin duke planifikuar sulme me bombë në shtetet myslimane.

Marrja në pyetje e tyre erdhi pas disa hetimeve ndërkombëtare, përfshi FBI-në dhe MI6, ndërsa të arrestuarit janë të moshave nga 22 deri në 55 si dhe kryejnë punë të çuditshme.

Po bëhen gati 2 muaj që kur aeroplani i Malaysia Airlines u zhduk pak minuta pasi u ngrit nga Kuala Lumpur, pavarësisht kërkimeve të shumta që janë bërë në det. Mendohet se ai ka rënë në Oqeanin indian me 239 persona në bord. /Telegrafi/
 

Lajme të ngjashme

Back to top button