Orav: BE ndjek nga afër situatën e krijuar politike në Maqedoni

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndjek nga afër situatën politike në Maqedoni dhe sigurisht do të komentojë se çka do të ndodh më tej, deklaroi ambasadori evropian në Maqedoni Aivo Orav.

“Të martën kishim një deklaratë të përbashkët nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ShBA-së. BE do të vazhdojë të ndjek situatën nga afër dhe sigurisht do të ketë edhe komente të tjera”, deklaroi Orav duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e BE-së lidhur me kthimin e mandateve të partisë opozitare.

Euroambasadori tha se i ndajnë vlerësimet e raportit të OSBE-ODIHR dhe detajisht po shqyrtojnë raportin.

“Ne e ndajmë vlerësimet e OSBE-ODIHR lidhur me zbatimin efikas të zgjedhjeve të së dielës. Vërejtjet që ato i kanë shprehur janë të njëjta si ato të viteve të kaluara dhe nuk lejojnë garë të barabartë në zgjedhje dhe këto duhet të adresohen”, deklaroi Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button