Për 41 miliardë euro ka rënë tavani për kreditim i bankave greke nga linja kreditore e ELA-s

Në fund të muajit mars për 41 miliardë euro është ulur tavani për kreditimin e bankave sistematike greke, sipas linjës kreditore nga mekanizmi për likuiditet urgjent (ELA), kumtoi gazeta “Katimerini”.

Agjencia ndërkombëtare e rejtingut Mudis si ngjarje pozitive e vlerësoi uljen e konsiderueshme të varësisë së bankave greke nga ky mekanizëm.

Sipas Mudis, bankat greke e kanë përmirësuar likuiditetin e tyre edhe krahas skadimit të kapitalit gjatë tre muajve të parë të vitit për shkak të paraqitjes së pasigurisë në vend si pasojë e vonesës me finalizimin e vlerësimit të programit grek të ndihmës nga ana e kreditorëve ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button