Sot bëhet rotacioni i tetë i policisë sllovake në Maqedoni

Sot në Maqedoni do të arrijnë 15 polic sllovak të cilët do t’i zëvendësojnë kolegët e tyre në kufirin maqedono-grek në Gjevgjeli. Është rotacioni i tetë i policëve sllovak.

‘Njësi të 15 policëve sllovak do të zbatojnë aktivitete kontrolluese të përbashkët me policët e Maqedonisë në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim parandalimin në fushën e sigurisë publike’, kështu thonë nga Ambasada e Republikës Sllovake përmes një kumtese.

Policia do të jetë me pajisje të përshtatur-automjete të terrenit, kamera për natën. Qëndrimi i policisë sllovake do të jetë 30 ditë me mundësi vazhdimi.

Republika e Sllovakisë, nga marsi i 2016 ka dërguar në vend 190 polic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button