Fyle: Situata pas zgjedhjeve është e komplikuar

Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle ka theksuar se situate pas zgjedhjeve në Maqedoni është e komplikuar dhe ka kërkuar kyçjen e të gjitha palëve për zgjidhjen e çështjeve kontestuese për anëtarësimin e vendit në BE.

“Për fat të keq situate është e komplikuar. E dini që vlerësimi I OSBE-ODIHR është gjithëpërfshirëse edhe për zgjedhjet e kaluar dhe për fat të keq, qeveria dhe palët e përfshira nuk kanë kushtuar vëmendje që të tejkalohen pasojat e tanishme. Shpresoj se për të mirën e vendit dhe anëtarësimit sa më ta shpejt të vendit në BE do të zgjidhen këto çështje kontestuese dhe radhën tjetër nuk do të hasim në kështu lloj problemesh”, theksoi Fyle.

Fyle do ta vizitojë Maqedoninë pas formimit të qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Back to top button