PDSH ka shtruar gjashtë ankesa në KSHZ

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor deri më tani kanë arritur 12 ankesa për procedurën e votimit në zgjedhjet e dyfishta të së dielës. Deri në mesnatë partitë deri në KSHZ mund të paraqesin ankesat. 

“Ankesa përveç BDI-së kanë paraqitur edhe PDSH e GROM. BDI ka paraqitur dy ankesa, GROM katër, ndërsa PDSH gjashtë”, ka thënë zëdhënësja e KSHZ-së Biljana Jovanovska. 

Pritet që anëtarët e KSHZ-së gjatë ditës së sotme të vendosin sipas ankesave prej atyre të cilat kanë arritur deri në mesnatë. Për vendimet e KSHZ-së partitë mund të ngritin padi deri te Gjykata administrative e cila duhet të përgjigjet në afat prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button