Shacirmarkakis: Maqedonisë t’i merret statusi vend-kandidat

Euro deputeti gjerman Jorgo Shacirmarkakis para 20 ditëve kishte paralajmëruar, kurse tani edhe nëpërmjet Raportit të punës së tij në Komitetin e përzier BE-Maqedoni, me letër iu është drejtuar presidentit të Parlamentit Evropian, MartinShulc ku sugjeron që BE duhet ta ndryshojë politikën ndaj Maqedonisë me tërheqjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në BE. 

Sipas tij, Gruevski në vend që t’i ndihmojë Maqedonisë që të përparojë, ai e kthen pas, nuk ka liri të shprehjes, ka probleme me fqinjët por edhe me bashkësitë etnike në vend. Ai në këtë Raport ka shruar për “problemet të cilat ekzistojnë në marrëdhëniet BE-IJRM, e të cilat rezultojnë me anulimin e gjysmës së mbledhjeve të parashikuara të Komisionit”.  

“Shkupi ka përparim në nivel teknik por jo edhe në atë politik. Në Greqi e dimë se çfarë fyerjesh morrëm sa i përket trashëgimisë kulturore, por të njëjtën e filluan edhe me një shtet tjetër fqinj, Bullgarinë, kurse që moti kanë filluar t’i fyejnë edhe shqiptarët. Dhe tani kur Gruevski sërish i ka fituar zgjedhjet konsideroj se ne si BE ta ndryshojmë politikën tonë”, tha Shacimarkakis për Radio Real FM, pas letrës dërguar Shulcit.

Lajme të ngjashme

Back to top button