Departamenti amerikan i Shtetit i vlerëson zgjedhjet të rregullta

Zgjedhjet në Maqedoni janë zbatuar në mënyrë të rregullt dhe profesionale, me disa parregullsi teknike, deklaroi dje Xhen Psaki, zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit.

Paralelisht me publikimin e kumtesës së përbashkët të SHBA-së dhe të ambasadave të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Psaki mori pyetje nga dy gazetarë grekë në konferencën e djeshme për shtyp në Departamentin e Shtetit, të cilët pyetën nëse IRJM-ja ka aplikuar zgjedhje, në të cilat nuk janë respektuar disa obligime të rëndësishme të OSBE-së”.

“I uroj qytetarët e Maqedonisë për plotësimin e të drejtës së tyre të votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. E përsëris vlerësimin fillestar të OSBE-së se zgjedhjet janë zbatuar në mënyrë të rregullt dhe profesionale, me disa parregullsi teknike. Vazhdojmë t’i përcjellim fazat e procesit zgjedhor, përfshirë edhe veprimin sipas ankesave eventuale pas zgjedhore. Dhe, gjithsesi, i nxisim ata që do ta formojnë Qeverinë pas zgjedhjeve, që t’i përkushtohen lëshimeve dhe pabarazive në procesin më të gjerë elektoral, të cilat janë theksuar nga OSBE-ja”, deklaroi Psaki.

Lajme të ngjashme

Back to top button