Poposki i konfirmon sekretarit amerikan të shtetit përkushtimin për në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dje në Uashington u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Keri, me ç ‘rast në margjinat e konferencës kushtuar zgjerimit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian biseduan për gjendjen e krizës në Ukrainë dhe ndikimin e saj mbi integrimet. Edhe pas zgjedhjeve, theksoi Poposki, qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

“Këtu kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë opinione me sekretarin e Shtetit Keri dhe me ministat e punëve të jashtme të rajonit tonë për prioritetet në periudhën e ardhshme. Ajo që e preokupon opinionin është gjithsesi situata e krizës në Ukrainë dhe kjo ishte një mundësi e mirë që të dërgohet mesazh se NATO mbetet e përkushtuar në qëllimin që Evropa të jetë e bashkuar dhe e lirë, ndërsa qëllimi i këtillë mund të realizohet vetëm me anëtarësim të Maqedonisë dhe të vendeve të tjera nga rajoni ynë në NATO. Ajo që ishte e rëndësishme është se folëm shumë për respektimin e të drejtës ndërkombëtare – argumenti më i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë – i cili shpresojmë se do të jehojë edhe në atë kryeqytet i cili deri më tani ka mbetur shurdhi i vetëm ndaj aktvendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë”, deklaroi Poposki pas takimit me Xhon Kerin në Këshillin atlantik të SHBA-së. 

Poposki u drejtua në konferencën e Këshillit atlantik, kushtuar zgjerimeve të kaluara dhe të ardhshme të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, në të cilën u paraqit elita e politikës së jashtme amerikane, nga sekretai Keri, senatorët Xhon Mekkejn dhe Kristofer Marfi dhe ish-funksionarët dhe ekspertët udhëheqës si Zbignjev Bzhezhinski dhe Robert Kagan si dhe një sërë ministrash të jashtëm dhe të mbrojtjes nga Evropa, ndërsa në ditën e nesërme do të drejtohen edhe nënpresidenti Xho Bajden dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso. 

Qëllimi kryesorë i konferencës ishte që të shqyrtohet sjellja e Rusisë ndaj Ukrainës dhe fqinjëve e tjerë dhe të formulohet përgjigje e vendeve aleate perëndimore. Ministri Poposki në fjalimin e tij në panelin e përbashkët me ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, e theksoi nevojën e pranimit të Maqedonisë në NATO në samitin e shtatorit në Britani. 

Edhe ministrat e tjerë unanimisht e mbështetën zgjerimin e NATO-s si përgjigje të krizës në Ukrainë dhe masat për përforcimin e stabilitetit në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button