Senati i SHBA-së bëri thirrje për zhvendosje të Ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem

Senati i SHBA-së bëri thirrje për zhvendosje të Ambasadës amerikane në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem, njofton TASS.

Masa, që bën thirrje për zbatim të ligjit adekuat nga viti 1995, u miratua nga Dhoma e Epërme të Kongresit amerikan me 90 vota “pro” dhe asnjë “kundër”.

Asnjë president i deritanishëm i SHBA-së nuk është vendosur ta këtë zhvendosje, që të mos i dëmtojë perspektivat e arritjes së marrëveshjes paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve.

Statusi i Jerusalemit është një prej problemeve kyçe para zgjidhjes së konfliktit.

Zhvendosja e Ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem është premtim parazgjedhor i presidentit të ri amerikan Donald Tramp.

Ai megjithatë, tani për tani, hoqi dorë nga përmbushja e tij me qëllim që të mos i dëmtojë përpjekjet për arritje të marrëveshjes për paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button