Tetovë, e vrau të dashurën pasi që nuk mund ta përballonte ndarjen

Të shtënat e armës së zjarrit tronditën edhe një herë tetovarët në pasditen e 28 prillit. Ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë shkuan për menjëherë në parkingun e marketit Vero për të marrë 20 vjeçaren Resmije Dalifi nga fshati Jazhincë e cila kishte marrë plagë të rënda në kraharor nga. Menjëherë u dërgua në spitalin klinik të Tetovës e Shkupit por nuk mundi tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Disa orë më vonë pjesëtarët e MPB-së arrestuan 26 vjeçarin Hazbi Sejdiu nga fshati Xhepçisht si të dyshuar për këtë akt.

Histori dashurie që shkoi keq.. 
Portalb kontaktoi me shokë e familjarë për të sjellë detaje nga kjo ngjarje tragjike, gjithsesi duke pasur respekt për dhimbjen e familjes Dalifi dhe Sejdiu.
Një lidhje e pasuksesshme dashurie disa mujore ka qenë arsyeja kryesore pse 26 vjeçari në fjalë ka shtënë mbi të dashurën  e tij 6 vite më të re. Portalb mëson se Hazbiu nuk ka mundur ta përballojë e as ta pranojë ndarjen me Resmijen. Ai kishte vendosur të hënën të hakmerret në mënyrën më të keqe të mundshme.

Duke mos i treguar asnjë personi për planin e tij, ai gjen pistoletën për të cilën policia ende konfirmon nga e ka marrë dhe rreth orës 16 shkon në vendin ku priten furgonët për të shkuar në fshatin e Resmijes për ta gjetur atë. Dëshmitarët dëshirojnë të mbeten anonim, thonë se ka pasur një zënkë të shkurtë mes tyre deri sa Sejdiu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar atë me dy plumba. Rrëmujë në mes të ditës ka shkaktuar akti i tij, Resmija pa ndjenja fanitet në tokë ndërsa ai merr veturën e tij dhe largohet në drejtim të Shkupit. Me gjasë i hutuar nga vepra e tij, ai tenton të bëjë vetëvrasje me po të njëjtën pistoletë, por ndalohet nga policia e cila në atë çaste e ka bindur që tani më ish e dashura e tij është mirë dhe do të kalojë lehtë nga lëndimet e marra. Ai tani është në paraburgim. 

Bashkë-fshatarët e tij për Portalb thonë se ai ishte një djalë i urtë dhe deri më tani nuk ka shkaktuar ndonjë incident. Familjet ende në shok, nuk deshën të prononcohen për këtë rast. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button