Cilin partner shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë e dëshiron Greqia?

Greqia ka kërkuar nga kandidatët për deputet të Maqedonisë mos e përmendin Greqinë gjatë fushatës së tyre, shkruan gazeta Ta Nea, transmeton Kanal 5, duke u thirrur në burime të kësaj gazete. Duke i analizuar zgjedhjet në Maqedoni, gazeta në mënyrë indirekte shkruan se cili është partneri shqiptar i koalicionit të cilin Greqia e preferon.

“Pa marrë parasysh se si do të duket qeveria e re e Maqedonisë, palës greke i konvenon koalicioni me Bashkimin Demokratik për Integrim pasi që kjo parti ka treguar mirëkuptim për pozitat e grekëve- askush në Athinë, Bruksel ose SHBA nuk ka iluzione se Gruevski do ta ndryshojë qëndrimin për çështjen e emrit” shkruan gazeta greke.

Ta Nea komenton se Greqia nuk është e pafajshme për këtë situatë dhe se ka bërë gabime si që ishin vetoja për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO por tani përdor “gjuhë më të mençur” duke kërkuar nga Maqedonia jo vetëm zgjidhje të kontestit të emrit por edhe plotësimin e kritereve për anëtarësim në NATO dhe BE.

Athina pret një presion të madh në shtator nga ndërkombëtarët për çështjen e Maqedonisë para samitit të NATO-s, shkruan gazeta greke. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button