Indi, i vë flakën vetes dhe liderit politik

Debati televiziv parazgjedhor në Indi u shëndërrua në dramë të vërtetë, kur një njeri në publik i vuri flakën vetes dhe një lideri partiak.

Edhe njeriu nga publiku edhe politikani janë në gjendje kritike.

Debati ishte organizuar në parkun nacional Sultanpur, në pjesën verilindore të vendit, organizuar nga televizioni shtetërorë.

Durgesh Kumart Sung doli nga publiku, u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes dhe më pas u ndesh me Kamruzama Fauxhi, liderin e një partie lokale. 

Që të dy morën djegie me shkallë prej 95, përkatësisht 75 përqind.

Shkaqet që çuan deri në këtë veprim, akoma janë të panjohura

Lajme të ngjashme

Back to top button