Irak: Shiitët thonë se e kanë marrë një qytet nga IS-i

Milicitë shiite në Irak, që mbështeten nga Irani, thonë se e kanë marrë kontrollin ndaj një qyteti afër kufirit me Sirinë nga grupi esktresmist, Shteti Islamik (IS).

Forcat Popullore Mobilizuese (FPM) kanë njoftuar sot se qyteti Al-Baaj, është “çliruar plotësisht” me mbështetje nga forca ajrore e Irakut.

Ky qytet konsiderohet se ishte vijë e rëndësishme e furnizimit nëpër Siri për grupin Shteti Islamik.

Forcat FPM po marrin pjesë në fushatën irakiane, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për t’i shkaktuar disfatë luftëtarëve të Shtetit Islamik në Mosul dhe në provincën e afërt, Nineveh.

Forcat qeveritare irakiane thonë se janë afër çlirimit të plotë të qytetit Mosul, që është bazë e rëndësishme e Shtetit Islamik në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button