Japonia miraton projektligjin për heqjen dorë nga posti i perandorit

Dhoma e Ulët e parlamentit në Japoni ka miratuar një projektligj, i cili lejon perandorin Akihito të heqë dorë nga posti.

Japonia nuk kapasur një ligj specifik për tu përballur me vendimin e 83 vjeçarit, Akihito, për largimin nga froni pas tri dekadave.

Akihito, i cili është mjaft popullor në Japoni, befasoi të gjithë vitin e kaluar kur mori vendim që me dëshirë t’ia dorëzonnte kurorën, djalit të tij të madh, Princit Naruhito. Ai i mori këtë vendin për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, transmeton REL.

Ky projektligj pritet të miratohet javën e ardhshme.

Herën e fundit kur Japonia është përballur me tërheqje nga froni, ka qenë më shumë se 200 vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button