Sela vazhdon aktivitetet e komunës

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka pritur një delegacion të shoqatës shqiptare “Asag” Austri, përfaqësues të Njësisë Bashkiake – Tiranë të kryesuar nga kryetari i njësisë 1, Shpëtim Cami si dhe Institutin Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore.

Siç mësohet temë e diskutimeve të këtij takimi ishte ndarja e eksperiencave në fushën e politikave sociale, përkatësisht moshës së tretë.

Pra, reformat që mund të merren sa i përket çështjes së pensioneve, kyçjes së moshës së tretë në tregun e punës duke rregulluar problemet sociale.

Të pranishmit u shprehën se megjithëse komunat nuk kanë kompetenca direkte në këtë drejtim, ato mund të ndihmojnë në bashkëpunim me shoqërinë civile, per ngritjen dhe kujdesin e qendrave sociale, që tanimë në europën perëndimore përdorin programe dhe teknika të reja në funksion të aktiviteteve të kësaj kategorie të popullatës.

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela i ftoi të pranishmit që konferencën rajonale shkencore të radhës lidhur me këtë fushë ta zhvillonin në Strugë, si hapin e parë në këtë drejtim. Një surprizë më vete përbënte fakti se pjesë e këtij delegacioni ishte edhe aktorja e madhe, “Artiste e Popullit”, Tinka Kurti. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button