CIVIL: Vëzhgues me dylbi, blerje votash, kërcënime..

Organizata joqeveritare Civil deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ka dorëzuar një listë me parregullsi të cilat i kanë evidentuar vëzhguesit.

Vëzhguesit e kësaj OJQ-je njoftojnë se kanë parë persona të cilët kanë shikuar nga larg me dylbi vendvotimet në Strugë. Në Prilep sipas Civil ka ardhur një person i cili ka pasur dokument vendbanimi të njëjtë si një anëtar I këshillit zgjedhor dhe prapë i është lejuar të votohet, kurse sipas dëshmitarëve ata persona nuk janë asgjë mes vete dhe nuk jetojnë në të njëjtën adresë.

“Në Kisella Vodë, votues nga Pusteci është munduar të votojë dy herë, por kur ka reaguar komisioni zgjedhor, ai ka ikur. Në Kumanovë është krijuar mundësia që të shikohet për kë votohet, duke e vendosur një pasqyrë prapa në mur. Në Kërçovë janë lajmëruar se kanë ndarë nga 1000 den dhe gjëra ushqimore banorëve rom për të fituar votën. Në shkollën fillore në Aerodrom një votues nuk ka qenë në listën për zgjedhje presidenciale, kurse në ato parlamentare po, kurse komisioni e ka udhëzuar se ai do të duhet të votojë në Gjorçe Petrov për zgjedhjet presidenciale”, thuhet në letrën dërguar KSHZ-së.
 
Po ashtu nga kjo organizatë njoftojnë se në vendvotimin në Qendër, është vërejtur një person i cili ka shoqëruar një grua, me arsyetimin se ajo është e verbër. 
 
“Duke marrë parasysh që banorët e Qendrës njihen me njëri tjetrin, konfirmojnë se gruaja në fjalë nuk është e verbër dhe se personi që e shoqëronte atë nuk është familjar i saj”, informon Civil.
 
 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button