Georgievski: Zgjedhjet u zhvilluan në ambient latino amerikan

VMRO-Popullore potencon se zgjedhjet e djeshme parlamentare ishin skajshmërish jo fer dhe jo demokratike, të mbajtura në ambient “latino-amerikan” e në betejë politike të pabarabartë.

“Sistem me presione, kërcënime, shantazhe dhe blerje, që mevite me radhë po promovohet nga partia në pushtet nuk lejon pasqyrim real të vullnetit të qytetarëve në rezultatet e zgjedhjeve.

Së pari, bllokim komplet të opozitës nga mediat të cilat thuajse 90 % janë nën kontroll të partisë në pushtet dhe janë shndërruar në qendra informative partiake.

E dyta, presione dhe kërcënime për të punësuarit në administratë dhe gjithë të tjerët të cilëve u premtohet punësim në organet shtetërore. Gjithashtu, edhe shantazhime pronarëve të firmave private, që punëtorët e tyre të vendosen në funksion të pushtetit.

E treta, janë në pah votuesit fantom, me dokumente personale të shumëfishuara dhe bartje e votuesve në mënyrë të organizuar për të votuar. E katërta, blerje e votuesve me nga 500, 1000 denarë për vote.

E pesta, prej zgjedhjeve në zgjedhje në mënyrë jologjike rritet përqindja e fletave të pavlefshme, me çka direkt eliminohen partitë më të vogla politike, të cilave u mungojnë shumë pak vota për hyrje në parlament”, shkruan në kumtesën e VMRO-PP.

Partia mendon se zbatimi i këtillë i zgjedhjeve të parregullta do të jep pasqyrë të keqe për Maqedoninë dhe drejtpërdrejtsjell në pyetje rrugën euroatlantike të shtetit.

Mes tjerash, VMRO -PP falënderoi 17.000 qytetarët, të cilët në zgjedhjet e djeshme parlamentare, siç thonë prej atje, “kanë pasur guximin të japin votën e tyre”.

Lajme të ngjashme

Back to top button