Egjipt, dënohen me vdekje 683 persona

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar 683 persona, duke përfshirë udhëheqësin e lartë të Vëllazërisë Myslimane Muhamed Bedie, me vdekje.

Në një rast të veçantë, e njëjta gjykatë ndryshoi edhe 492 dënime me vdekje nga 529 sa i kishte kaluar në mars, shumica e dënimeve me vdekje u konvertuan në burgim të përjetshëm, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Seanca e së hënës në provincën jugore të Minya vjen në mes të shtypjes brutale ndaj Vëllazërisë dhe përkrahësve të Mursit, që nga nga koha kur ushtria e rrëzoi atë korrikun e kaluar, transmeton Mesazhi.

Gjykata është vënë në qendër të vëmendjes, pasi i njëjti gjyqtar në mars i dënoi me vdekje 529 te pandehur në vetëm dy seanca.

Grupi i dytë, duke përfshirë Bedie, përballet me akuza të vrasjes dhe tentim vrasjes së disa policëve gjatë protestave nga përkrahësit e Mursit në Minya më 14 gusht.

Vëllezëria Muslimane mohon çdo lidhje dhe akt dhune të jetë ushtruar nga anëtaret apo protestuesit. Protestat tona janë paqesore dhe asnjëherë nuk ka ndodhur dhe nuk ndodhë që organizata të ketë ndërmarrë ndonjë akt dhune, janë shprehur udheheqës të lëvizjes së Vëllezërve. Të gjitha këto janë mjete që përdorë ushtria për ta shtypur vullnetin e popullit për liri janë shprehur ata.

Qeveria ka deklaruar Vëllazërinë si një grup “terrorist” dhjetorin e kaluar

Lajme të ngjashme

Back to top button