Dimova është kërcënuar nga aktivistët e VMRO

Lidija Dimova nga Këshilli për euro integrime i LSDM-së, dje ka marrë kërcënime verbale, të cilat i ka paraqitur deri tek vëzhguesit e organizatës joqeveritare “Civil”. 

Një gjë të tillë Dimova e ka konfirmuar për “PlusInfo”.“Në lagjen Draçevë në Kisella Voda, aktivistë të VMRO-DPMNE-së kanë Shtab tre metra afër vend votimit. 

Votuesit së pari shkojnë në Shtabin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Dimova e cila ka qenë rastësisht duke kaluar, ka reaguar për situatën tek policët. 

Pastaj kanë vrapuar aktivistët e VMRO-DPMNE-së dhe e kanë kërcënuar që mos të bëjë problem, sepse edhe pas zgjedhjeve ajo duhet të jetojë prapë këtu”, shkruan në lajmërimin e “Civil” që është dërguar edhe deri tek Komisioni shtetëror zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button