ARD: Skandal në Maqedoni

Mediat gjermane kanë njoftuar për zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni dhe i kanë transmetuar akuzat e opozitës për manipulime gjatë zgjedhjeve. Transmetohet edhe qëndrimi i KSËHZ-sëse janë shënuar vetëm disa parregullsi të vogla. 

“Opozita në Maqedoni nuk i pranon rezultatet nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, ka publikuar televizioni gjerman ARD. Në tekstin me titull “Skandal në Maqedoni”, ARD shkruan: 

Opozita socialdemokrate nuk i pranon rezultatet. Kryetari i partisë Zoran Zaev e ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski se në fushatën zgjedhore ka shfrytëzuar mjete shtetërore që të sigurojë rizgjedhje të tij dhe partisë së tij, presidentit Gjorgje Ivanov. Gjithashtu janë blerë vota. 

ARD citon Zaevin i cili ka thënë se “qytetarët  kanë qenë të mashtruar dhe s’ka pasur kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike”.

“Sie Deutsche Zeitung” ka shkruar se partia e djathtë conservative i ka fituar zgjedhjet, ndërsa opozita nuk i pranon rezultatet dhe pohon se ka pasur manipulime. 

“Handelsbalt” shkruan se socialdemokratët nuk i pranojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për shkak të parregullsive.  

Ky medium shkruan gjithashtu se Gruevski, i cili udhëheqë shtetin e varfër Ballkanik për tetë vite, si qëllim zgjedhor e vendosi shumicën absolute.

Lajme të ngjashme

Back to top button