Obama paralajmëron Mianmarin kundër shtypjes së myslimanëve

Presidenti amerikan Barak Obama tha të dielën se të drejtat e myslimanëve në Mianmar nuk janë duke u mbrojtur plotësisht dhe paralajmëroi se vendi i Azisë Juglindore nuk do të ketë sukses në qoftë se komuniteti myslimanë shtypet.

Në një vizitë në Malajzi, Obama vlerësoi reformat politike që po zhvillohen në Mianmar por tha se ekziston rrezikimi i demokratizimit nëse vazhdojnë konfliktet fetare dhe etnike dhe se zhvillimet e tilla do të mund të lëvizin Mianmarin në një drejtim të keq, transmeton Mesazhi.

“Komuniteti mysliman në Mianmar historikisht ka qenë i shtypur nga popullsia shumicë dhe të drejtat e tyre nuk kanë qenë të mbrojtura plotësisht,” tha Obama në një takim me liderët e rinj nga e gjithë Azia Juglindore. “ Mianmar nuk do të ketë sukses nëse popullata myslimane është e shtypur.”

Anëtarët e pakicës myslimane Rohinja të Mianmar kanë qenë viktima të sulmeve dhe të abuzimit të përhapur në vitet e fundit nga budistët dhe forcat e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button