Kimete Berisha dhe ”Xhamia Thaqi”

Kimete Berisha dhe ‘’Xhamia Thaqi’’ Autor: Fikri Mehmeti Edhe pse nuk ja vlen të miremi me kategorin tënde sepse tashmë neve jemi ata që ju kuptojmë më së shumti. Jemi mësuar më së shumti të etiketohemi me terme të ndryshme nga speciet sikur ju dhe e kemi parë se nuk jeni të vetdishëm se çka flisni dhe si mendoni. Do e filloja këtë shkrim me një pyetje: ”A e dini çka do të thotë termi: Vehabizëm?” 100 % i sigurt që nuk e dini! Ju sfidoj të na tregoni! Praktikimi i Islamit nga të rinjët musliman, studenta dhe intelektual të ndryshëm (të cilët e keni vështirë ti manipuloni me ideologji të kota si ajo e komunizmit ), ka filluar shumë më herët se ardhja e Salës ose e Thaqit në pushtet. Madje edhe përhapja e praktikimit me të madhe ka filluar shumë kohë para këtyre. Ka filluar para 600 vitesh por rikthyer në skenë pas rënies së Komunizmit. Pas rënies së antiteizmit të cilët në vitet 60-ta e kishin ndaluar praktikimin e besimit në Shqipëri dhe Shqiptarët Musliman guxonin të përmendnin ZOTIN vetëm brenda Xhamisë (pleqt në moshë të shtyer) ose gjatë ceremonisë së varrimit. Ju këtë lloj Islami e dëshironi , mendoni njejt , jetoni njejt dhe veproni njejt si komunistët. Pyetja e dytë: ”Përse mendoni se Sala ose Thaqi duhet të jenë sikur ju; piuna të Komunizmit që të na dojë Europa ose Perëndimi?” Kjo tregon se ju nuk e dini që CDU-ja në Gjermani,Austri dhe Zvicërr, organizon seminare të veqanta duke trajtu temat e vendeve që gjenden në komunizëm, që udhëhiqen nga antiteist dhe shpëtimi i popullit nga ta. Juve ju dhemb nëse politikanët tanë nuk kanë KOMPLEKS sikur ju nga identiteti i tyre i vërtetë. Nëse politikanët tanë vizitojn 100 herë brenda ditës manastirin e Deçanit ose Kishën Ortodokse (edhe pse kanë të drejtë sepse edhe ata i takojn këtij shteti),ju nuk e shikoni fare dhe nuk flisni për këtë, problemi i vetëm i juaj është identiteti i tyre i vërtet dhe shprehja e identitetit të tyre në publik. Duke u bazu në shkrimin tuaj , ju nuk keni ide se kush ishin Osmanlinjët dhe tregoni ksenofobin që keni ndaj paraardhësve të popullit Turq. Përse nuk vizitoni një ditë Fatos Lubonjën ose Pëllumb Xhufin, ta lexoni ndonjë libër të Sami Frashërit ose Kokës së Historisë Dr.Hasan Kaleshit dhe ta kuptoni drejtë se kush ishin Osmanlinjët, a ishin Pushtues apo Çlirues dhe cilivizimin e Shqiptarëve me Perandorin Osmane. APO keni vendos (‘ua kana’) ta lexoni historinë mbrapsht vetëm në librat (e pa kredibilitet) e Frashër Demaj dhe Fehmi Rexhepit?! Ksenofobia juaj shkon edhe më tej ndaj popullit Arab, Turq, kurse lavdëroni dhe kërkoni me ngulim që Shqiptarët duhet të kenë ksenofobi ndaj një populli nga Lindja e të vrapojn nga Perëndimi. Përse nuk bëni thirrje të qëndrojm në Europë se shumë mirë jemi këtu? Përse mundoheni të bëheni më katolik se papa, thuajse vendi i shenjët për ju është perëndimi. Nuk janë Thaqi e as Sala ata që kërkonin rishikimin (ata kërkonin ndryshimin e termeve denigruese që përdoren në librat e Historisë tek ne dhe rrezikojn stabilitetin në rajon në të ardhmen, rishikimin e ngjarjeve dhe burimin e tyre për të cilat nuk ka burim por vetëm mendime personale çka nuk i pranon një libër shkencorë), por ishin Historianët të cilët me të drejtë e kërkuan këtë, të largohen shpifjet e komunizmit nga librat tanë dhe të vendosen gjërat siç ishin në të vërtetë. Ne jemi të vetdishëm që juve keni dëshirë të vazhdoni përmes librave propagandën ksenofobe ndaj popujve Lindor dhe denigrimin e qdo gjëje të quajtur Islam. Por të gjithë po e shohim realitetin , sado që ju dhemb realiteti është ky që është e juve nuk ju mbetet tjetër përveq se të përshtateni aty ku jeni ose të shkoni në vendet komuniste të jetoni rehat siç e kërkoni, një shtet pa fe. Shpifjet tjera që bëni , jemi shumë të vetdishëm që keni filluar shkrimin me informata të huazuara nga forumet në internet e jo nga burime tjera të sigurta , prandaj jeni në nivel të ulët në shkrim. Kush ju tha se; ‘’ Perandoria Osmane ishte pushtuese dhe kishte ndaluar 500 vite Gjuhën dhe Shkollën Shqipe?’’ Përse nuk sjellni pike reference të shohim nga cili libër shkencor e keni lexuar? Apo edhe ju njejt si shpifësit tjerë vetëm mendime personale, mllef e urrejtje ndaj fesë Islame. Mendoni se jeni duke fol para një populli injorant dhe lehtë i manipuloni, njerëz që nuk mund ta pranoni besimin ndryshe, mendimin ndryshe, jetën ndryshe. Dicka jo e njohur për dikë që thirret në Demokraci ose cilivizim perëndimorë. Përse nuk përmend në shkrimin tënd katedralen pa leje të ndërtuar në qendër të Prishtinës? Xhamia te Termokosi ka leje dhe funksionon sipas ligjeve që kërkohet por ajo e katedralës na tregoni kush i dha leje?! Apo na tregoni sa e ndershme është të rrëzohet një shkollë e të ndërtohet një katedrale pa nevojë?! Këto gjëra nuk i’a tregoni atyre që synoni ti manipuloni. Sa i përket antipatisë perendimore ndaj Shqiptarëve është e vërtetë dhe ajo quhet ‘anton kçirijane’. Injoranca e më tutjeshme tregon se si bëni aleat rreth një flamuri Arabët me Rusët? Pastaj ju pasuesja e don Kçirës kur bëni thirrje pro perëndimit na tregoni se qëlllimi juaj është edhe neve si popull ti bashkangjitemi kryqit perëndimorë e jo mardhënieve politike dhe ekonomike. Tamam si të parët tuaj kur ekzekutonin me qindra Shqiptarë Musliman që nuk shkonin PRO PERËNDIMIT (në kishën katolike që e donin grekët). Nëse Kosova ose Shqipëria do të mbeteshin në duart tuaja , jam shumë i sigurt që do të fillonin gjyqet e inkuizicionit ndaj Shqiptarëve Muslimanë. Mendjet e sëmura me islamofobi mjafton ti dëgjosh kur mendojn se çka do të ju bënin Muslimanëve praktikant pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë (edhe nëse i kanë familjar), kjo tregon se nuk kanë dertin e kombit por konvertimin në fenë e tyre. Janë mediat ata që proklamojn njerëz sikur ju. Neve në Media vetëm në festat e Muslimanëve shohim Myftiun musafir kurse gjatë gjithë vitit janë kategoria jote ,piunat e komunizmit që thirren në Komb dhe traditë proklamohen dhe hedhin vrerë ndaj Muslimanëve Shqiptarë. Ju të gjithë si një ekip media-vasala sado që mundoheni ta ndryshoni identitetin e këtij populli fetar – Musliman. Sado që ju dhemb fakti që rinia jonë me vetdisim të lartë janë duke shkuar drejt Xhamisë e jo mësimeve komuniste, ju pa marrë parasysh çka bëni, edhe nëse çmendeni , edhe nëse shkruani me mijëra artikuj prap e vërteta do të vazhdon me ju ose pa ju , por ju pa të vërtetën jeni veq se të humbur e të dështuar. Perëndimi i çliroi Shqiptarët që të bëhen zot të vetes, të punojn drejt së ardhmes më të mirë. Asnjëherë perëndimi nuk kërkuan që neve si Shqiptarë ta fshehim ose ta ndërrojm identitetin tonë fetar që të jemi të afërt me ta, përkundrazi ata na thërrasin që të besojm lirshëm, shprehim identietin tonë fetar dhe të tregohemi para botës ata që jemi jo ata që duan piunat e komunizmit. P.S Përderisa janë shumicë myslimane! (Autori studion Shkenca Politike)

Lajme të ngjashme

Back to top button