Arrestohet vrasësi i 17-vjeçarit që u vra dje në Haraçinë

Kushëriri 19 vjeçar është vrasësi i 17 -vjeçarit, Eljon Jakupi , i cili u vra dje në Haraçinë.

Policia sot ka arrestuar vrasësin i dyshuar i cili pas dokumentimit të plotë të çështjes do të dorëzohet tek autoritetet përkatëse.

Ndihmës Ministri për Marrëdhënie me Publikun, Ivo Kotevski informoi se është gjetur dhe pistoleta , për të cilën ka dyshime se është arma me të cilën është kryer vrasja.

“Sipas informacioneve paraprake nga policia , të dy të rinjtë më parë kishin kryer një bisedë të ashpër telefonike, pastaj vazhduan verbalisht të zihen para shtëpisë së 19 vjeçarit dhe më vonë filluan një përleshje fizike kur në një moment i dyshuari ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar kusheririn me dy plumba në pjesën e gjoksit, theksoi Koteski.
I riu i plagosur vdiq gjatë rrugës për në spital. 

Lajme të ngjashme

Back to top button