Ahmeti: Është një mandat interesant për vendin

Pak para mesditës, në vendvotimin numër 0816, në fshatin Zajaz të Kërçovës, votën e tij e dha edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili në prononcim për mediat tha:

“Do të doja që i gjithë procesi të shkojë mirë, të kemi zgjedhje të lira, pa frikë dhe të pranueshme për të gjitha palët konkurrente. Është një mandat interesant me ç ‘rast vendi duhet të bëjë hapat më të guximshëm në drejtim të proceseve euroatlantike, në drejtim të krijimit të raporteve të qëndrueshme me fqinjët dhe në ndërtim të krijimit të raporteve të mira ndëretnike.”

Për procesin e votimit në diasporë, Ahmeti shtoi:

“I gjithë procesi është vëzhguar,  por kjo është një çështje që do të hapet për analizë pasi të mbyllet cikli zgjedhor. Kemi shumë informacione dhe të gjitha do t’i bëjmë me dije për opinionin dhe faktorët në vend.” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button