Zajazi i qëndron besnik liderit, asnjë votë për zgjedhjet presidenciale

Interesi i shqiptarëve për zgjedhjet presidenciale është shumë i ulët, thonë komisionarët e partive politike dhe vëzhguesit.

Në vendvotimet me shumicë shqiptare, kutitë votimit për hedhjen e votës për president duken të boshatisura. Komisionarët thonë se qytetarët refuzojnë të marrin fletëvotimet për presidentin.

Pamjet e marra nga Portalb ne vendvotimin në Zajaz tregojnë se në kutinë e presidentit nuk është qoftë edhe një votë.

Në dy vendvotime në Zajaz dhe një vendvotim në Greshnicë, deri më tani evidentohet një refuzim thuajse I plotë për të votuar për presidentin nga ana e votuesve shqiptarë.

Për dallim nga Zajazi, komuna e Tearcës, ku në raundin e parë pati dalje më të madhe të shqiptarëve për zgjedhjet presidenciale, tani evidentohet sërish 7 për qind të votimit për presidentin.

Sipas shtabeve zgjedhore të të dyja partive në Komunën e Tearcës, interesi i votuesve shqiptarë për të votuar për presidentin është I vogël, por krahasuar me vendet votimet tjera, serish ka një epërsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button