Në Dibër dhe në Qendrën Zhupë votohet në mënyrë të qetë dhe demokratike

Në Komunën e Dibrës dhe në Qendrën e Zhupës , në ora shtatë e mëngjesit janë hapur të gjitha 43 vendvotimet, dhe e njëjta zhvillohet pa probleme.

“Të gjitha 27 vendvotimet në Komunën e Dibrës janë të hapura më kohë dhe deri më tani votimi rrjedh pa probleme. Shpresojmë se dita e sotme do të kalojë në mënyrë të qetë dhe me atmosferë demokratike. Në listën e vetme zgjedhore në komunën e Dibrës, janë të regjistruar 17.272 persona, përderisa për zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 16.886 persona me të drejtë vote”, tha Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor.

Në komunën e Dibrës, e cila komunë  përfshihet  në njësinë zgjedhore numër gjashtë, dje të drejtë vote realizuan 142 persona të sëmurë dhe të pamundur, prej tyre 31 për zgjedhjet presidenciale dhe 111 për zgjedhjet parlamentare.

Sa i takon Qendrës Zhupë i cili rajon është i përfshirë në njësinë zgjedhore numër pesë ,deri më tani nuk ka asnjë problem, votimet rrjedhin pa probleme.

Sipas kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor, Shefko Jusuf, në ora shtatë e mëngjesit janë hapur 16 vendvotimet. Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë të evidentuar 6.066 persona. Dje, në këtë komunë kanë votuar 10 persona të sëmurë dhe të pamundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button