Për 123 vende deputetësh në garë janë 1.402 kandidatë

Në garën për 123 vende deputetësh në gjashtë njësi zgjedhore në vend dhe tre në vendet e huaja janë 1.402 kandidatë nga 14 lista të dorëzuara nga pesë koalicione dhe nëntë parti politike.

Lista kandidatësh për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore, duke i përfshirë edhe 7 (Evropë dhe Afrikë), 8 (Amerika Veriore dhe Jugore) dhe 9 (Australi dhe Azi), kanë dorëzuar VMRO-DPMNE dhe koalicioni, LSDM dhe koalicioni dhe BDI-ja.

PDSH-ja ka dorëzuar lista për NJZ 1,2,3,5,6,7 dhe 8, RDK-ka për NJZ 1,2,5,6 dhe 7, PPD-ja vetëm për Njësinë e gjashtë zgjedhore. Koalicioni “Për Maqedoni pozitive” në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, Koalicioni “Dinjitet për Maqedoninë” në NJZ 1,2,3,4,5,6 dhe 8, VMRO-PP në NJZ 1,2,3,4,5,6, LPM në NJZ 1,2,3,4,5, PSDM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, PNE 21 në NJZ 1 dhe 2, PAE në NJZ 1,2,5 dhe 6, Koalicioni GROM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6.

Bartës të listave të kandidatëve për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në NJZ 1 është Ermira Mehmeti, në të dytën është Rrxhail Ismaili, në të tretë Bexhihudin Shehabi, në të katërtën është Nexhati Jakupi, në NJZ 5 Musa Xhaferri, ndërsa lideri partiak ALi Ahmeti, e kryeson listën në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Në njësitë zgjedhore 7, 8 dhe 9 kandidatë për deputetë të partisë janë Ismail Beluli, Tefik Abdullai dhe Driton Malikovski.

Bekim Fazliu nga PDSH-ja është bartës i listës së partisë në NJZ 1, Orhan Ibrahimi në NJZ 2, Habib Maskudov në të tretën, Zija Jonuzi në të pestën dhe Menduh Thaçi në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Në njësinë e shtatë zgjedhore kandidat për deputet i PDSH-së është Shpend Saiti, në të tetën Ferki Bekteshi.

Bartës i listës në Njësinë e parë zgjedhore të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) është Gikten Haziri, në NJZ 2 Xhezair Shaqiri, në NJZ 5 Ardijan Demiri, në të gjashtën Rufi Osmani, ndërsa në të tetën kandidat për deputet është Enver Osmani.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka listë për kandidatë për deputetë vetëm në Njësinë e gjashtë zgjedhore, të cilën e kryeson Muhamed Halili. Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër aktual Nikolla Gruevski tradiocionalisht është bartës I listës së kandidatëve në Njësinë e parë zgjedhore, në të dytën bartëse është Gordana Jankulloska, Nikolla Todorov në Njësinë e tretë zgjedhore, Zoran Stavreski në NJZ 4, Njësinë e pesë zgjedhore e kryeson Antonio Milloshoski, ndërsa bartës në NJZ 6 është Nikolla Poposki. Në njësitë zgjedhore 7, 8 dhe 9 kandidatë për deputetë të VMRO-DPMNE-së janë Risto Mançev, Pavle Sazdov dhe Vasko Naumovski.

Renata Treneska Deskovska është bartëse e listës së LSDM-së dhe Koalicionit në NJZ 1, Petre Shilegov në të dytën, Marjanço Nikollov në të tretën, Hari Lokvenec në të katërtën, Vasko Kovaçevski në të pestën dhe Stojko Paunovski në NJZ 6. Në njësitë zgjedhore 7,8 dhe 9 kandidatë për deputetë të LSDM-së dhe Koalicionit janë Gelal Abieviq, Jani Haxhi-Elenov dhe Peco Smilevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button