Tusk u bëri thirrje shteteve nga G-7 ta riafirmojnë politikën e sanksioneve kundër Rusisë

Kryetari i Këshillit evropian, Donald Tusk u bëri thirrje të gjitha anëtareve të grupit G-7 që ta riafirmojnë politikën e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të Ukrainës.

“Nga takimi i fundit i G-7-shit në Japoni nuk shohim asgjë, me të cilin do të arsyetohet politika e ndryshimit të sanksioneve. Për këtë arsye u bëjmë thirrje të gjitha anëtareve të G-7-shit ta riafirmojnë atë politikë”, tha Tusk në konferencën për shtyp para hapjes së samitit të G-7-shit në Taormina, Sicili.

Kundër Rusisë janë vendosur sanksione ndërkombëtare për shkak të anektimit të Gadishullit të Krimesë dhe mbështetjs për separatistët prorusë në Ukrainën Lindore.

Çështja për heqjen e sanksioneve është inicuar shpesh herë. Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson megjithatë deklaroi disa herë se sanksionet do tëp mbeten në fuqi, pasi që tërësisht të implementohen marrëveshjet e Minskut.

“Nuk ka dyshim se ky do të jetë ndër samitët më kompleks të G-7-shit, sepse në agjendë ka shumë sfida, duke pasur parasysh atë se disa nga pjesëmarrësit ka qëndrime shumë të ndryshme në tema të ndryshimeve klimatike dhe tregtisë”, tha Tusk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button