Ukraina: Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore

Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk akuzoi Rusinë se po nxit Luftën e Tretë Botërore duke uzurpuar Ukrainën ushtarakisht dhe politikisht.

“Bota nuk e ka harruar ende Luftën e Dytë Botërore, por Rusia tashmë dëshiron të fillojë Luftën e Tretë,” i tha Yatseniuk kabinetit të përkohshëm qeveritar. “Përpjekjet për konflikt ushtarak në Ukrainë do të çojë në një konflikt ushtarak në Evropë.”

“Është e qartë se qëllimi i Rusisë është të thyej zgjedhjet në Ukrainë, të largoj qeverinë pro-perëndimore dhe pro-ukrainase dhe ta uzurpoj Ukrainën politikisht dhe ushtarakisht,” shtoi kryeministri, transmeton Mesazhi.

Yatseniuk mori detyrën në shkurt të këtij viti pas protestave pro – evropiane që bënë presidentin Viktor Janikoviç të largohej për në Rusi .

Ukraina ka në plan të mbajë zgjedhje për të zëvendësuar Viktor Janukoviçin më 25 maj, por pro rusët në lindje të vendit kanë nisur trazirat që kanë marrë qytetët e Slaviansk.

Rusia mohon përfshirjen. por e ka denoncuar qeverinë e Ukrainës , e që sipas saj është e paligjshme dhe e mbështetur nga “fashistët” nacionalist të Ukrainës.

Yatseniuk i bëri thirrje Moskës për të përmbushur detyrimet dhe për të bindur aktivistët në Ukrainën lindore të dorëzojnë armët në bazë të një marrëveshje katër -palëshe të nënshkruar javën e kaluar në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Back to top button