Lideri tatar nominohet për Nobelin e Paqes
Organizatat joqeveritare në Republikën Ruse të Tatarstanit kanë nominuar udhëheqësin veteran të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, për Çmimin Nobel për Paqe.
Udhëheqësit e organizatave i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Dzhemilev, një dissident i cili ka qenë i burgosur nga sovjetikët për shkak të fushatës së tij për të drejtat e tatarëve krimeanë, e meriton çmimin për shkak të këmbënguljes së tij për zgjidhje paqësore të çështjes etnike.
Dzhemilev, 70 vjeç, ka thënë publikisht se tatarët kriemanë nuk do të njohin aneksimin e Krimesë, gadishull në Ukrainë, nga ana e Rusisë.