Deklaratë e përbashkët e Misionit të SHBA-ve dhe Delegacionit të Unionit Evropian

“Ditën e diel, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësinë të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhjet e besueshme dhe transparente janë themel i të gjitha demokracive. OSBE/ODIHR do të bëjë vlerësimin e procesit zgjedhor në tërësi, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e vendit”, thuhet në Deklaratën e përbashkët të Misionit të SHBA-ve dhe Delegacionit të Unionit Evropian.

Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të UE-së në Shkup ftojnë liderët e partive politike dhe zyrtarët relevantë shtetërorë që të sigurojnë një mjedis ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë.

“Shpresojmë se pas zgjedhjeve të së dielës, do të punojmë me liderët e posazgjedhur dhe me partitë opozitare në përforcimin e dialogut politik, duke u përqëndruar në prioritetet kyçe të reformave dhe duke lëvizur vendin përpara në rrugën e integrimit euro-atlantik”, thuhet në deklaratë.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button