Reporterët pa kufinj: Gjatë fushatës gazetarët kanë qenë nën presion të vazhdueshëm

Njeriu i parë i Reporterëve pa Kufinjë, Kristian Mir për DW ka thënë se nga presidenti  i ri i Maqedonisë kërkohet respektimi i informimit të paanshëm. Për problemet rreth informimit nuk do të heshtim aspak edhe pas zgjedhjeve. 

“Para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale i përsërisim kërkesat tona për respektimin e lisirë së informimit, pasi në vitet e kaluara kemi qenë dëshmitarë të më shumë sulmeve ndaj mediave. E kemi rastin Kezharovski. Nga presidenti i ri, pavarësisht nëse është ai aktuali ose ndonjë i ri, kërkojmë që të angazhohet edhe në nivel më të lartë që ta ruajë lirinë e informimit, pasi bëhet fjalë për kufizim të madh të cilat duhet të heqen menjëherë”,  ka thënë Mir. 

Për sjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore për president por edhe për deputetë në Kuvend, Mir ka thënë se “tek shumë media janë të afërta dhe varen nga pushteti, nuk ka pasur shumë dallime nga informimi ose nga periudha parazgjedhore, kur gazetarët kanë qenë nën presion të vazhdueshëm që ta shprehin besueshmërinë ndaj qeverisë”, tha Mir.

Lajme të ngjashme

Back to top button