Përfundon fushata zgjedhore, nesër heshtje para zgjedhjeve

Tubime përfundimtare mbajnë sonte koalicionet dhe partitë politke në prag të heshtjes së nesërme para rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve të parakohshme presidenciale të caktuara për të dielën.

BDI tubimin final do ta mbajë në Çair, ndërsa PDSH në Tetovë. VMRO – DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajë tubim në Veles. LSDM do të mbajë në Gjevgjeli dhe në Strumicë, ndërsa përfaqësuesit e partisë dhe të koalicionit do t’i vizitojnë edhe Vallandovën, Dojranin, Radovishin dhe Bogdancin. 

Në Republikën e Maqedonisë të dielën do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të pesta presidenciale dhe zgjedhjet e tretat të parakohshme parlamentare.

Në 3.480 qendra të votimit në vend të drejtën për të votuar në zgjedhjet presidenciale e kanë 1.779.572 votues, ndërsa në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë të regjistruar 1.780.

Në vendvotime do të ketë dy certifikata nga lista zgjedhore, një për zgjedhjet parlamentare, ndërsa e dyta për zgjedhjet presidenciale.  

Në zgjedhjet presidenciale qytetarët do të mund të zgjedhin mes kandidatit të VMRO – DPMNE-së dhe koalicionit dhe presidentit të deritanishëm Gjorge Ivanov dhe kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski. Ivanov në rrethin e parë të zgjedhjeve më 13 prill fitoi 449.442 vota, ndërsa Pendarovski 326.164 vota. Për president do të zgjidhet kandidati i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të fitojë më shumë vota me kusht që në votim, të dalin të paktën 40 për qind nga gjithsej trupi votues.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të tretat me radhë në seri në Maqedoni, ndërsa të tetat parlamentare, janë dorëzuar 14 lista të kandidatëve për 123 vendet në Parlament.

Lista kanë dorëzuar pesë koalicione dhe nëntë parti politike.

Nesër voton diaspora, të burgosurit, personat nën arrest shtëpiak, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.

Për të monitoruar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë akredituar mbi 9.000 vëzhgues vendas dhe mbi 400 të huaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button