Zaev: Së bashku do të luftojmë deri në fund për liri dhe demokraci

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e parafundit të fushatës zgjedhore në Veles, tha se Maqedonia këto ditë po përballet me një betejë që nuk është parë deri më tani dhe kjo është beteja për demokraci dhe liri.

“Ky nuk është një film kriminalistik në të cilin Gruevski duhet ta luaj rolin kryesor, kjo është Maqedonia jonë ndërsa për Maqedoninë ja vlen që të luftojmë. Të dalim masovikisht në zgjedhje të dielën dhe të luftojmë për liri dhe drejtësi”, tha Zaev.

Derisa ju jeni me ne atëherë bashkarisht do ta luftojmë me vullnet deri në fund, shtoi më tej Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button