“Neue Zürcher Zeitung”: Gruevski diktator vogël

Gazeta zviceriane “Neue Zürcher Zeitung“, në një tekst të saj për gjendjen politike në Ballkan, ka veçuar gjendjen në Maqedoni, duke e cilësuar kryeministrin Gruevski “diktator të vogël”.

Gazeta shkruan se në fokus të BE vitin e kaluar ishte Serbia dhe Kosova, ku situate po normalizohet, ndërsa tash është koha që ekonomikisht ët stabilizohet Bosnja dhe Hercegovina.

Maqedonia përmendet si një rast konzistent, ku kryeministri Nikolla Gruevski, ka vendosur gjysmë demokraci autoritare. “Ai është shef i qeverisë që nga viti 2006 dhe do të vazhdojë të qeverisë edhe pas zgjedhjeve të 27 prillit”, thekson gazeta.

Gazeta zviceriane “Neue Zürcher Zeitung“, potencon se qeverisja e Gruevskit bazohet në tre shtylla: Ideologjia e kërcënimit nga jashtë dhe Brenda, shikimi i homogjenizuar i historisë së bashkësisë nacionale dhe kontrolli efikas i institucioneve dhe mediumeve. “E gjithë kjo është e shtrenjtë dhe konsiderohet thembra e Akilit e sistemit”, shkruan gazeta.

“Në Maqedoninë e deprimuar ekonomikisht do të duhet shumë kohë për zgjidhjen e problemeve”, shkruan gzaeta zviceriane“Neue Zürcher Zeitung“.  

Lajme të ngjashme

Back to top button