Teuta Arifi priti në vizitë peshkopin Zotin Josif
Me rastin e festës së Pashkëve, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi priti sot në vizitë peshkopin e ipeshkvisë për rajonin e Gostivarit dhe Tetovës, Zotin Josif. Në takim u bisedua mbi vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Politikat e Komunës së Tetovës zhvillohen në drejtim të vendosjes së standardeve të një komunikimi të denjë e të tolerancës me të gjitha bashkësitë fetare. Poashtu u bisedua edhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës dhe aktiviteteve në Komunën e Tetovës.
Për nderë të festës së Pashkëve kryetarja Arifi vizitoi edhe familjen e Ivo dhe Violeta Jorgushevski për të ndarë një pjesë të atmosferës festive me ta.
Kryetarja uroi festën e Pashkëve duke shprehur dëshirën që në këtë frymë të ngrihen dhe kultivohen vlerat fetare e njerëzore, ato të tolerancës e bashkëjetesës së harmonishme midis të gjitha komuniteteve të komunës.