RDK: Përgatitet manipulim i rëndë zgjedhor me letërnjoftime në Gostivar

Sipas informatave  të RDK-së.  nga tereni në Komunën e Gostivarit po përgatitet manipulim i rëndë zgjedhor me letërnjoftimet e personave që gjenden në mërgim.

Sipas RDK-së, gjithsej janë sjellë rreth 3000  letërnjoftime të mërgimtarëve që jetojnë në mërgim, ndërsa pritet që dikush tjetër të votoj në emër të tyre që nuk janë prezent në vend aspak.

RDK kërkon nga organet kompetente që të marrin seriozisht me këtë përgatitje të manipulimit të rëndë zgjedhor se përndryshe vet do të marrim masat e duhura për evitimin e këtij manipulimi të rëndë.

“Të gjithë vëzhguesit e RDK-së nëpër vendvotime janë pajisur me teknologji të avancuara për të incizuar çdo person që do të tentoj të manipuloj me votimin në emër të dikujt tjetër dhe të gjithë këto persona do të paraqiten deri te organet kompetente dhe tani më dihet botërisht se dënimet për manipulime të kësaj natyre janë dënime të rrepta deri më 5 vite burg”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

“Rilindja Demokratike Kombëtare nuk do të lëshoj pe në këtë drejtim dhe është e përgatitur maksimalisht për manipulimet e rënda zgjedhore që bëhen në emër të demokracisë, sidomos në Komunën e Gostivarit, prandaj mos të guxoj ndonjë të bëj manipulim të kësaj natyre sepse nuk shkohet në burg për 5 vite për asnjë parti politike”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button