Koreja Veriore sërish provokon me gjuajtje të raketave

Koreja Veriore sot gjuajti raketë të paidentifikuar nga rajoni në afërsi të bregut të saj perëndimor, njoftoi armata koreanojugore. Tani për tani nuk dihet për çfarë rakete bëhet fjalë, theksoi një përfaqësues zyrtar koreanojugor.

Mediat koreanjougore njoftuan se bëhet fjalë për raketë balistike që ka fluturuar rreth 700 kilometra para se të bien në det.

Lansimi është bërë në rajonin Kusong, në veriperëndim të Pheninait në zonën ku paraprakisht është testuar raketë me rreze të mesme veprimi.

Kina bëri thirrje për përmbajtje pas gjuajtjes së re të raketave nga Koreja Veriore, ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkon sanksione të mëdha për Phenianin. Uashingtoni e konsideron këtë si provokim në të cilën bashkësia ndërkombëtare duhet të përgjigjet me sanksione më të mëdha ndaj Pheninait.

Presidenti amerikan Donald Tramp paraprakisht paralajmëroi se është i mundur “konflikt shumë shumë serioz” me Korenë Veriore edhe pse më së shumti do të dola rezultate diplomatike lidhur me programin raketor dhe bërthamor të Pheninait.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button