Ervan Fuere kritikon Qeverinë, BDI-në dhe mediat

Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Maqedoni, ka kritukuar qeverinë për atë që ai  eka cilësuar rezikim të standardeve demokratike dhe cenim të marrëdhënieve ndëretnike, të cilat sipa tij janë keqësuar në çdo aspekt.

” Nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike me mbulim të njëasnshëm medial dhe me  aktivitete të errëta shtetërore dhe partiake, të cilat nuk mundësuan garë të barabartë midis kandidatëve në zgjedhje”, -ka deklaruar për “Faktor” Ervan Fuere.

Ai ka kritikuar edhe thirrjen e BDI-së për boojkot të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se bojkoti nuk ka asnjë qëllim.

“Nëse nuk u garantohete drejta për deklarim të lirë, nëse kjo e drejtë demokratike u mohohet, kjo do të jetë një fyerje për qytetarët”, – ka deklaruar ish ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere.

Lajme të ngjashme

Back to top button