Zaev: Inçizimi është autentik, zëri është i Gruevskit

Inçizimi që LSDM-ja e bëri publike ditë më parë është autentike dhe në të është inçizuar zëri i kryeministrit Nikolla Gruevski, deklaroi mbrëmë lideri i LSDM-së Zoran Zaev në takim me qytetarët në pjesën lindore të Maqedonisë.

“Ai duhet të largohet nga skena politike. Zëri është i atij, të gjithë e dimë si tingëllon zëri i Gruevskit me “specifikat”. Gruevski është kreator i rrjetit kriminale në Maqedoni”, deklaroi Zaev.

Zaev deklaroi se pas festave do të vazhdojë me kampanjën dhe me momente të reja për rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button