Demolohet shtabi i LSDM-së në Çair
Kryerës të panjohur kanë demoluar shtabin e LSDM-së në lagjen Çair të Shkupit.
Siç ka deklaruar zëdhënësi i kësaj partie Petre Shillegov ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel pas çka janë thyer xhamat dhe është bërë dëm i madh material.
Për rastin e kanë informuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.