Zgjedhjet pritet të mbahen në ditën kur Kosova luan me Turqinë në Shkodër
Në takimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme shumica e partive janë pajtuar për 11 qershorin, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.
Fiks më 11 qershor përfaqësuesja e Kosovës luan ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusia 2018” kundër Turqisë në Shkodër.
Partitë mund t’i humbin rreth 15 mijë vota, aq sa zakonisht ia kanë mësyrë Shkodrës për ndeshjet e kaluara të Kosovës.