MASH punëson 83 veta, prej tyre vetëm dy shqiptarë

Ministria për Arsim dhe Shkencë para një muaji  e gjysmë ka pasur konkurs për punonjës në sektorë të ndryshëm ku  janë punësuar 83 veta.  Nga numri i përgjithshëm i të  punësuarve ka  vetëm dy shqiptarë. Burimet e Portalb theksojnë se këta dy shqiptarë janë avancuar në një shkallë më të lartë.

Zëvendës ministri për arsim dhe shkencë Safet Neziri për Portalb tha se “ende nuk ka përfunduar konkursi, asgjë nuk ka konkrete meqë jemi në fushatë parazgjedhore, do shohim si do vijojnë punët më tej”.

Sipas informacioneve të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, të punësuarit maqedonas janë pranuar si bashkëpunëtorë të rinj dhe këshilltarë shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button