Zaev: Afera korruptive e kryeministrit duhet të ketë epilog

Keyetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kërkon përgjegjësi për aferat korruptive të qeverisë, që deri më tani ka prezantuar kjo parti para opinionit. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Zaev, shpreson në dekurajimin e votuesve të Ivanovit dhe motivimin e një atyre që nuk kanë dalë në votime, që sipas tij janë në numër të madh.

Zaev, Paralajmëron se LSDM-ja do të bëjë presion të vazhdueshëm te institucionet e vendit në mënyrë që afera korruptive ku është involvuar kryeministri Gruevski, të marrë epilog nga drejtësia.

Lidhur me të dhënat dhe materialet, për skandalin korruptiv të kryeministrit Gruevski, Zaev thotë se i kanë marrë nga qytetarët të cilët kanë paraqitur shumë material dhe dokumente të cilët tregojnë për përfshirjen e kreut të qeverisë në afera korruptive. 

Zaev thotë se nga materiali i prezantuar ku dëgjohet zëri i kryeministrit Gruevski, në bisedën për korrupsionin prej miliona eurove, nuk ka asnjë spekulim dhe si e tillë materiali është transmetuar deri në fund.

Ai shpreson që Lidhja Social Demokrate të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato presidenciale që do të mbahen më 27 prill.

“Shpresoj që nga ushtria e VMRO-DPMNE-së, të shkëpusim një pjesë të madhe. Këtë do ta bëjmë para së gjithash tek ata që janë nën kontrollin e vazhdueshëm si në administratë shtetërore, bujqit me subvencione, ata që marrin ndihma sociale etj”, thote ai.

Zaev thotë se pret kthimin e rezultatit në favor të Stevo Pendarovskit në raundit e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Shpresoj që nga ushtria e VMRO-DPMNE-së, të shkëpusim një pjesë të madhe. Këtë do at bëjmë parasë gjithash tek ata që janë nën kontrollin e vazhdueshëm si administrate shtetërore, bujqit me subvencionet, ata që marrin ndihma sociale”, tha Zoran Zaev.

Zaev thotë se, raundi i parë zgjedhor ishte një fazë përgatitore për të gjithë në Maqedoni, parasë gjithash për qeverinë e cila duhej të tregonte gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të lira. LSDM-ja është duke luftuar kundër shtetit, prandaj ajnë edhe vërejtjet e OSBE-së se nuk ka ndarje të shtetit nga partia qeverisëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button