Thaçi: Lista kundër popullit ka bërë edhe Hitleri

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë një tubimi në fshatin Pallçisht të Komunës së Bogovinës në Tetovë, tha se PDSH do të jetë pjesë e Qeverisë së re, ai do të jetë zëvendëskryeministër, ndërsa kryetari i Parlamentit do të flet shqip.

”Unë jam takuar me Gruevskin ja kam treguar vendin. Unë do të jem zv/kryeministër dhe kryetari i parlamentit do të flet shqip. 40 mijë votat tona janë shtylla e kundërshtimit ndaj dhunës. Lista ka bërë edhe Hitleri por jo ndaj popullit të vet. Le të na deshmojnë se çfarë kanë bërë. Shpesh na pyesin a jemi në qeveri? U them që PO”, tha lideri i PDSH, Menduh Thaçi.

Me kyçjen e PDSH në Qeveri, ajo shqiptarëve do të ua sjellë lirinë, kështu tha mes tjerash Thaçi në një tubim me fshatarët e Bogovinës së Tetovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button